Qysh me përgatit patate të skuqura në tigan, stil francez? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit patate të skuqura në tigan, stil francez?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 22 July 2020 | 12:13

Patatet e skuqura në tigan janë një nga kënaqësitë më të thjeshta të jetës. Gjithçka që ju nevojitet janë disa patate, pak yndyrë dhe shumë kripë. Kjo shumëllojshmëri franceze i ngre në piedestal patatet e skuqura, sidomos me shtimin e qepëve të karamelizuar dhe shumë gjalpë. E cfarë mund të mos i pëlqesh këtij kombinimi?

 

Serviret: Për 4 veta

Koha e përgatitjes: 45 minuta

 

PRBËRËSIT

 

2 patate ruse, të qëruara dhe të prera në raunde të trasha,

3 lugë gjelle gjalpë,

3 lugë gjelle vaj perimesh,

2 qepë të vogla, të prera hollë,

Majdanoz të copëtuar,

Kripë Kosher dhe piper.

 

RGATITJA

 

Mbulojini patatet me ujë të ftohtë pasi t’i keni qeruar e prerë. Lërini të ziejnë derisa të zbuten, rreth 4 minuta. Kullojini plotësisht.

Nxehen 1 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan të madh deri sa të zbehen, shtoni gjysmën e patateve të përgatitura dhe 1/2 e qepëve. 

Lëreni të gatuhen derisa patatet të fillojnë të skuqen dhe qepët të bëhen të arta, për rreth 5 minuta. 

Shtoni pjesën tjetër të gjalpit, vajin, patatet dhe qepët dhe vazhdoni të gatuani, duke i përzier deri sa të zbuten dhe skuqen të gjitha qepët, rreth 15 minuta.

Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni në majdanoz. Shtoni kripë dhe piper përpara se ta servirni.
Ju bëfshin mirë!

dua