Qysh me përgatit peshk me domate në tigan? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit peshk me domate në tigan?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 18 May 2020 | 14:53

Kjo është një recetë të cilën unë preferoj ta gatuaj në tavë, por del shumë e shijshme edhe në tigan. Ndaj, po ju tregoj më poshtë këtë recetë fantastike:

 

Përbërësit:

 

- 500gr peshk merluc

- 1 kokërr qepe e ëmbël

- 2-4 thelpinj hudhre

- Kripë dhe piper

- Vaj ulliri sipas dëshirësh

- Domate pomodorini të ngjyrave të ndryshme

- 20 gr kaperi

 

Përgatitja:

 

Për të nisur këtë recetë duhet të pastrojmë peshkun dhe sigurisht ju sugjerojmë që peshku të jetë i freskët. Peshkun prijeni në fileto dhe hidhini pak kripë e piper dhe dy thelpinj hudhre të prera që të marinohet peshku.

 

Pastaj e hedhim në tigan dhe e kaurdisim peshkun dhe qepën e prerë hollë derisa të fillojë të zverdhet. Më pash shtoni domatet e prera, hudhrat e prera hollë dhe i kuqim për dy ose tre minuta.

 

Shtojmë filetot e peshkut dhe i vendosim kapakun tiganit dhe e lëm të përgatitet në zjarr të avashtë. Pas 7 minutash ktheni filetot e peshkut me kujdes dhe lërini edhe për 5 minuta. Shtoni kaperin e shpëlarë dhe kripë e piper. Ju bëftë mirë!

dua