Qysh me përgatit puding çokollate me banane për fëmijë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit puding çokollate me banane për fëmijë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 06 May 2020 | 10:00

Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Gatimi mund të ndikojë që t’ju ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative. Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatisni bashkë me fëmijën tuaj.

Përbërësit:

– 3 banane
– 4 lugë çaji krem
– 250 g çokollatë e shkrirë

Instruksionet:

– Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë
– Kombinojeni çokollatën dhe kremin
– Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes
– Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati. Ju bëftë mirë!

dua