Qysh me përgatit qofte me patate? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit qofte me patate?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 06 May 2020 | 15:42

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.

Përbërësit:

– 300 gr mish të bluar;
– 3 lugë thërrmija buke;
– 1 qepë;
– 4 - 5 thelpinj hudhre;
– 2 vezë;
– 200 gr ajkë e thartë;
– pak kaçkavall;
– pak spec të bluar;
– piper të bluar;
– 3 patate të mëdha;
– vaj.

Përgatitja: 

Në mishin e bluar shtoni thërrmijat, qepën e grirë, hudhrën e grirë, 2 vezë, specin e bluar dhe piperin. Të gjitha këto bashkoni. Bëni çoftë të vogla. Pataten zieni dhe priteni në rrathë.

Tepsinë lyejeni me vaj dhe shtrini në fund të tepsisë patate si edhe anash. Radhisni qoftet ndërkaq midis se cilës vendosni një rreth patateje. Tundini vezët dhe shtoni ajkën dhe bashkojini. Në çdo qofte hidhni një lugë ajkë. Sipër hidhni kaçkavallin e grirë në rende. Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 40 minuta derisa të skuqen mirë.

dua