Qysh me përgatit rahat-llokume nga receta e vjetër? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit rahat-llokume nga receta e vjetër?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 April 2020 | 10:33

Është shumë e lehtë të përgatitet kjo ëmbëlsirë e vjetër, të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar. Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 380 ml ujë;
– 300 g sheqer;
– 250 ml lëng portokalli;
– 140 g nisheste;
– 3 lugë lëng limoni, për t’i hedhur sipër;
– 3 lugë nisheste;
– 1 lugë sheqer.

Përgatitja:

Përzieni ujin, lëngun e portokallit me sheqerin dhe shtoni niseshtenë. Të gjitha përzejini vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu. Masën hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni 3 lugë lëng limoni dhe përzieni mirë sërish në zjarr të mesëm në shporet. Pastaj hidhini në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lërini të ftohen. Kur të ftohen, pritini në kube dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit. Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/

The post Receta e vjetër për Rahat-llokume appeared first on Kuzhina Shqiptare.

dua