Qysh me përgatit sallatë proteinash? Receta e preferuar e vipave - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit sallatë proteinash? Receta e preferuar e vipave

Qysh Me Qysh Me | Receta | 04 May 2020 | 15:24

Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar. Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes, transmeton Telegrafi. Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka zbuluar për revistën “Esquire” që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyer i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë.

Përbërësit e nevojshëm (për një person):

– 100 g qiqra të ziera,
– ½ kastraveci të vogël,
– ½ domateje të vogël,
– 2 feta qepë,
– kripë dhe piper sipas dëshirës,
– 1 lugë vaj ulliri,
– fletë borziloku për dekorim.

Përgatitja:

Happi i 1. Para zierjes qiqrat qitni në ujë, në mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës.
Hapi i 2. Grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat.
Hapi i 3. Përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit. 

dua