Qysh me përgatit shampite? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit shampite?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 May 2020 | 10:28

Shampitja është një nga ëmbëlësirat më të dashura për shumë kë. Lajmi i mirë është se përgatitja e saj është e lehtë dhe e shpejtë. Nëse e provoni, do të ju dalë edhe më e shijshme se ato që hani nëpër ëmbëltore!

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë:
6 të bardha të vezës
350 gram sheqer
1 filgjan i vogël ujë

Për petën:
6 të verdha të vezës
6 lugë sheqer
6 lugë miell
6 lugë qumësht
6 lugë vaj
1/2 qese pluhur për pjekje

Procedura

Së pari përziejmë të verdhat e vezës dhe sheqerin me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë qumështin, vajin dhe pluhurin për pjekje Mbulojmë tepsinë me letër për pjekje, hedhim në të përbërjen dhe e fusim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë.

Në një tenxhere vendosim sheqerim dhe shtojmë ujin, e lëmë në zjarr derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj në një enë tjetër duke rrahur të bardhat e vezës shtojmë sherbetin duke përzier me mikser vazhdimisht derisa të bëhet shkumë e fortë. Pasi të jetë pjekur peta, shtojmë shkumën mbi petë dhe i lëmë në furrë edhe 5 minuta së bashku.

dua