Qysh me përgatit spinaq të pjekur në furrë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit spinaq të pjekur në furrë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 21 July 2020 | 09:05
Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë. Spinaqi me vezë në furrë është një recetë shumë e shëndetshme.
 
Përbërësit:
 
– ½ kg spinaq;
– 1 – 3 tufa qepë të reja;
– 200 ml qumësht;
– 1 lugë ajkë e thartë;
– 200 gr djathë;
– 3 – 4 thelpinj hudhre;
– 3 vezë;
– vaj;
– kripë;
– piper;
– erëza;
– pak kaçkavall.
 
 
Përgatitja:
 
Në vaj fërgoni qepën e re të grirë dhe shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës dhe spinaqin e grirë. Fërgoni derisa të avullojë lëngu. Hiqeni nga shporeti dhe shtojini pak erëza, kripë dhe piper. Djathin thërrmojeni me pirunë dhe shtoni ajkën dhe qumështin. Kur spinaqi të ftohet pak, shtoni djathin me vezë dhe përziejeni. Tavën lyjeni me vaj dhe pastaj hidhni spinaqin. Nxirni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqen rreth 35 minuta në 200 gradë Celsius. Nëse ka nevojë, lëreni edhe më gjatë derisa të avullojë lëngu. Para se të piqet në mes hidhini një vezë! Ju bëftë mirë!
dua