Qysh me përgatitë bishtaja të ziera? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë bishtaja të ziera?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 13 September 2020 | 13:58

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja të gjelbra
  • 1 gotë supë katrore
  • 50 gram proshutë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 qepë
  • 3-4 domate
  • kripë
  • piper.

Përgatitja:

Bishtajat lahen mirë, u priten majat dhe bishtat. Ndahen në disa pjesë të barabarta dhe zihen në supë afro 30 minuta. Veqmas fërgohen qepët e prera në rrathë derisa të zverdhen.
Shtohen domatet e qëruara dhe të prera në 8 pjesë për tu fërguar bashkë me qepët. Kullohen bishtajat dhe duke i përzier u shtohet qepët, proshuta dhe domatet. Kripohen, piperosen dhe shërbehen me mish të pjekur ose pulë.

dua