Qysh me përgatitë bombica? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë bombica?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 01 May 2020 | 11:35

Bombicat janë një nga ëmbëlsirat më të shijshme që mund të gatuhen me biskota. Mirëpo lajmi i mirë është se edhe përgatitja e tyre është mjaftë e lehtë. Më poshtë po ju sjellim edhe recetën për bombica.

Përbërësit

700 gr biskota të bluara
500 ml qumshtë
250 gr margarinë
5 lugë kakao
5 lugë sheqer
Kokos

Receta
700 gr keksa i hedhim në një enë të plastik
ës. Aty i shtojmë 5 lugë gjelle kakao dhe 5 lugë sheqer dhe i perziejmë së bashku. Margarinin e shkrijmë bashkë me qumshtin dhe mandej qumshtin e hedhim mbi biskota dhe i perziejmë deri sa të bashkohet masa.Mandej i marrim biskotat dhe i bejm në formë të rrumbullakët dhe i lyejmë me kokos. I lëmë të ftofen para se t'i shërbejmë. Nëse i provoni, ju bëfshin mirë!
 

dua