Qysh me përgatitë Calgona caffe? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë Calgona caffe?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 01 July 2020 | 10:08

Nëse e keni provuar Calgona caffe në ndonjë bar dhe dëshironi ta provoni përsëri atëherë ne po ju bëjmë me dije se atë shumë lehtë mund ta përgatisni më shtëpi. Receta që po ju sjellim më poshtë është për dy kafe.
 

Përbërësit

2 lugë nescafe classic (lugë e madhe e gjellës)

1 e lugë e gjysmë sheqer ( lugë e madhe e gjellës)

2 lugë të mëdha gjelle ujë të nxehtë
 

Procedura

Të gjitha këto i hedhim në një enë të thellë dhe i përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, në formë shkume. Nëse doni që pija të jetë e nxehtë shtoni vetëm qumshtë të nxehtë apo ujë të nxehtë, sipas dëshirës. Kurse nëse doni të keni një pije të ftoftë atëhre shtoni akull në gotë si qumsht ose ujë të ftoftë.

dua