Qysh me përgatitë Donuts? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë Donuts?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 20 April 2020 | 09:56

Donuts janë disa nga ëmbëlsirat më të dashura. Sidomos për fëmijë. Mirëpo zakonisht ato i hamë nëpër kafiteri e furra. Megjithatë shumë lehtë mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Më poshtë po ju sjellim recetën e plotë.

Përbërësit

50 gr ujë të vakët
250 gr qumësht i vakët
2/3 filxhan lëng portokalli
8  vezë
13 filxhane miell
1 majë luge sheqer
4 lugë maja
1 majë gishti kripë

Hapat

- Përzini të gjithë përbërësit në mikser(ujin, qumështin, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, vezët, miellin, majanë, kripën dhe sheqerin) derisa të krijohet një brumë elastik dhe lehtësisht i ngjeshur.

- Lereni brumin me një anë rreth 10 minuta. Në vazhdim,hapni një petë me trashësi gjysmë centimetri. Duke përdorur një gotë të madhe priteni brumin në forma të rrumbullakëta. Në vazhdim, duke përdorur një gotë të vogël, bëni një vrimë në qendër të secilit rrumbullak, në mënyrë që të formohen unaza.

- Hidhni pak miell në një pecetë. Vendosni mbi të rrathët e brumit dhe lërini në vend të ngrohtë që të fryhen.

- Në një tigan hidhni vajin apo gjalpin, që të nxehet. Hidhni së bashku 3-4 rrath brumi. Do të fryhen menjëherë dhe do të marrin formen e një kulaci të zakonshëm.Ktheni petullat donats me 2 pirun, pa i shpuar.Bëni kujdes që të mos digjen.

- Vendosini në një pijat dhe lyni përsipër me shumë sheqer dhe kanellë ose zhytni në çokollate. Shërbeni të ngrohta.

dua