Qysh me përgatitë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 18 May 2020 | 10:36

Kjo është një recetë tipike për këtë periudhë. Freskuese dhe e shijshme. Ndiqni hapat e recetës së mëposhtme

Përbërësit:

  • 200 ml jogurt

100 gr fruta të freskëta dhe të copëtuara si:

  • Portokall
  • Mollë
  • Boronica
  • Banane
  • 1 lugë sheqer vanillë
  • 1 lugë mjaltë
  • Arra apo lajthi(opsionale).

1. Copëtoni frutat e përzgjedhura dhe vendosni jogurtin në një enë

2. Përzieni jogurtin derisa të jetë i butë tërësisht

3.Vendosni vanilje sheqerin mbi fruta

4. Ndani nga 2 lugë prej frutave në qdo gotë për servirje

5.Shtoni nga 2 lugë jogurt dhe 1 lugë mjaltë mbi jogurt

6. Përsëritni derisa të mbushen gotat dhe dekorojini me arra apo lajthi. Ju bëftë mirë!

dua