Qysh me përgatitë ëmbëlsirën Monte? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë ëmbëlsirën Monte?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 19 May 2020 | 09:50

Ëmbëlsira Monte është një ëmbëlsirë e veçantë dhe delikate. Ndiqni recetën më poshtë për ta përgatitur.

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 12 lugë nisheste
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanillë
  • 250 gram margarinë
  • 500 ml ajkë
  • 300 gram qokollatë
  • 300 gram biskota.

Përgatitja

Nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë. Në qumështin e valë shtojmë niseshten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi. Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë.

Ngrojmë ajkën e ëmbël, por mos e lejoni të vlohet. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e copëtuar. E përziejmë derisa të shkrihet çokollata. Në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht, qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën. Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me çokollatë.

dua