Qysh me përgatitë kadaif të shijshëm? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë kadaif të shijshëm?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 21 July 2020 | 09:43

Shumë prej nesh jemi rritur me kadaifin si ëmbëlsirë e rregulltë në shtëpitë tona. Ne po ju sjellim një recetë të lehtë se si mund ta përgatisni këtë  recetë  të shijshme.

 

Përbërësit:
 

300 gr kadaif

5lugë sheqer

150gr margarinë

150gr arra të grimcuara

 

 

Përbërësit për fillin 
1L qumësht

3 lugë niseshte

4 lugë miell

1 e verdhë e vezës

200gr ajkë e ëmbël

1 sheqer vanile

 

Përbërsit e kadaifit i bëjmë bashkë dhe i vendosim të kaverdisen në temperaturë të ulët rreth 30 minuta, deri sa kadaifi të merr një ngjyrë karramele.
 

Në anën tjetër për fillin i bëjmë bashkë përpërësit e tijdhe i ziejmë deri sa të trashet masa. Në tepsi e shtrijmë gjysmën e kadaifit dhe e hedhim kremën. Pastaj edhe gjysmën tjetër. Kadaifin e lëmë të ftohët për 2 orë. E servojmë vetëm pasi të jetë ftohur krema.

dua