Qysh me përgatitë puding orizi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë puding orizi?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 28 July 2020 | 14:00

Nje recete aq sa e thjeshte edhe e shijshme. Koha qe kerkon per pergatitje eshte me pak se 30 minuta, e megjithate do t'ju shijoj se tepermi.

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle niseshte misri
  • 1 gotë caj oriz
  • 1 gotë caji krem qumështi
  • 1 sheqer vanillë
  • luleshtrydhe.

​Përgatitja:

Në tenxhere vendoset orizi i pastruar me 1.5 gota ujë. Orizi lihet derisa të zbutet, pastaj shtohet 1 lutër qumësht. Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta.

Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta. Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet rreth 3 minuta. Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe.   

dua