Qysh me përgatitë qofte me susam? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë qofte me susam?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 10 August 2020 | 10:29

Qoftet me susam duan pak kohë për t'u përgatitur por janë të shijshme dhe të ushqyeshme. Më poshtë po ju sjellim recetën me përbërësit që duhen dhe përgatitjen.

Përbërësit:

  • 500 g mish të grirë (i përzier)
  • 50 g thërrime buke
  • 50 g djathë
  • një lugë salcë kosi
  • hudhër në granula
  • një lugë çaji mustardë
  • 1 ve, majdanoz
  • erëza
  • piper
  • arrëmyshk
  • 150 g susam
  • gjalpë dhe qepë.

Përgatitja:

1. Thyheni vezën në mishin e grirë, shtoni thërrimet e bukës, pluhur djathi, salcë kosi, majdanoz, hudhër në granula, mustardë, pakëz arrëmyshk, dhe shtoni erëzat dhe piperin. Përziejeni mirë derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim.
2. Përgatitjen ndajeni në katër pjesë, pastaj formoni qoftet dhe me duar holloni. Rrotulloni në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje.
3. Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë. Piqini në furrë në 170 gradë për rreth një orë. Shërbejeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza.

Image

 

dua