Qysh me përgatitë souffle patate? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë souffle patate?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 14 September 2020 | 15:30

Souffle patate është një recetë e vecantë franceze. Le të themi që për ata që janë vegjetarianë mund të jetë një nga recetat më të shijshme. Ja si përgatitet:

 

Përbërësit:

 

  • Gjysëm kile Patate
  • 2 kokrra vezë
  • Djath kackavalli dhe djath parmixhano
  • Gjethe qepe të njomë
  • 100 ml qumësht
  • Gjalpë 
  • Majdanoz dhe piper i bardhë
  • Arrë moskat dhe spec i kuq
 

Përgatitja:

 

Së pari qeroni e pastroni patatet dhe pastaj në një enë me ujë të bollshëm, zjejini. Pas disa minutash merrini dhe shtypini me pirun për ti bërë si brumë. Në një enë qelqi shtoni brumin e patateve të ziera, djathrat, të verdhat e vezës, gjethet e qepës, majdanozin, arrën moskat dhe së fundmi piperin e bardhë.

 

Përziejeni të gjithë masën dhe shtojini së fundmi gjalpin e shkrirë. Rrihni të bardhat e vezëve dhe hidhini pak kripë. Hidheni përzierjen tek patatte dhe përziejini të gjitha së bashku.

Së fundmi hidheni në tavë të gjithë përzierjen dhe piqëni për 20 minuta në 200grad.

 

Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

dua