Qysh me përgatitë speca të kuq turrshi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë speca të kuq turrshi?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 16 September 2020 | 12:37

Vjeshta është koha e përgatitjes së turrshive. Shumëllojshmëria e tyre i plotëson tryezat e familjeve shqiptare dimrit. Më poshtë në po ju propozojmë një recetë për speca të kuq turrshi të cilën do të adhuroni.

 

Përbërësit

8 kg speca të kuq

6 -7 uthulla përafërsisht

Magdanoz

Karrota

Hudër

Krip sipas nevojës

 

Përgatitja

 Të gjithë specat pastrohen dhe ju largohet vetem bishti.Pastaj i renditni në tepsi edhe i futni në furrë të nxeht 100 gradë për 15 minuta. Specat nuk duhet të piqen por vetëm të ngrohën.

Magdanozi, karrotat dhe hudra duhet të grimcohen. Pasi t’i largojmë specat nga furra i renditim në kavanoz. Një rend speca, një rend karrota hudra, magdanoz dhe krip. Veproni kështu deri sa të mbushet kavanozi. Pastaj specat mbyllen dhe pritet si zakonisht 4-6 javë deri sa të hapen për konsumim.

 
dua