Qysh me përgatitë supë pule me oriz dhe vezë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë supë pule me oriz dhe vezë?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 11 September 2020 | 10:04

Kjo është një supë e lehtëpër tu përgatitur, por shumë e ushqyeshme dhe e mirë. 

Përbërësit:

  • 1 litër supë pule
  • 50 gram oriz
  • 3 vezë
  • lëng limoni
  • majdanoz
  • piper.

Përgatitja: 

Në një tenxhere me lëng supe me lëng pule të nxehtë, shtoni orizin e pastruar dhe ziheni për 20 minuta. Vezët tundini me mikser, shtojuni lëngun e limonit dhe duke përzier vazhdimisht shtojini 100 ml supë të nxehtë.
Kjo masë më pas i shtohet supës, përzihet mirë dhe pastaj i shtohet majdanozi i grirë dhe piperi i zi.Ju bëftë mirë!

dua