Qysh Me - Kërko - Recetë për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat 
Kyçu

Recetë për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat

Qysh Me Qysh Me | Receta | 15 September 2019 | 10:46
Ëmbëlsirë e cila përgatitet për vetëm dhjetë minuta Ky puding bëhet “vetë” në çast, por është i shkëlqyeshëm për kafjall apo si mesracion i ëmbël, transmeton Qysh Me Përbërësit: Për puding nga farat chia: – 1 filxhan qumësht kokosi;
– 1 filxhan qumësht orizi;
– 6 lugë fara chia;
– 2 lugë shurup panje apo mjaltë. Për xhem të freskët nga manaferrat: – 2 filxhanë manaferra;
– 2 lugë fara chia;
– 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje. Përgatitja: Në një tepsi përzieni qumështin e kokosit dhe të orizit, 6 lugë fara chia dhe shurupin e panjës (apo mjaltin). Përzieni, lini të qëndrojnë 10 minuta dhe sërish përzieni. Mbuloni me kapak dhe fusni në frigorifer gjatë natës. Shtypni manaferrat, shtoni 2 lugë fara chia dhe ekstraktin e vaniljes. Mbuloni me kapak dhe lini në frigorifer gjatë natës. Të nesërmen, qitni në gota dekorative – në shtresa sipas dëshirës – dhe shërbeni. /Telegrafi/ The post Recetë për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat appeared first on Qysh Me

Komentet

Të Ngjajshme

dua