Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur - Qysh Me nga dua.com 

Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:52
  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sallata me ullinj, presh dhe limona nuk mungon ne asnje vakt ne dimer ne shtepine e mamase sime, e cila i pregatit çdo vit vet ullinjte! Mund te pregatitet me limona, portokalle, ose nje kombinim i te dyjave. Vetem nuk duhet te qendroj per shume kohe ne frigorifer duke qene se i humbet shija dhe preshi zbutet me teper se duhet. Perberesit
  • 250gr ullinj
  • 1 presh, i prere ne shirita te holle
  • 1/2 limoni, i prere ne feta
  • rigon
  • vaj ulliri
Ne nje tigan kaverdisim ne zjarr mesatar preshin me pak vaj ulliri derisa te zbutet dhe te marre ngjyre. Hedhim ne nje tas ullinjte, shtojme preshin, fetat e limonit, pak rigon dhe i perziejme te gjitha shume mire. Sallate e ruajme ne nje tas me kapak ne frigorifer dhe e konsumojme per maksimumi 3 dite. Kosto per 4 persona: 100 lek te reja Foto nga: http://www.vidahealthforyou.com
dua