Qysh Me - Kërko - Sallatë nga avokadoja dhe djathi e cila do t’ju mbajë të ngopur gjithë ditën 
Kyçu

Sallatë nga avokadoja dhe djathi e cila do t’ju mbajë të ngopur gjithë ditën

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:20
Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatitni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë, transmeton Telegrafi. Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme. Përbërësit: – 150 g krem-djathi për lyerje,
– 120 g djathë të grirë,
– 3 lugë supe jogurt,
– një lugë majonezë,
– një kavanoz speca të pjekur,
– 2 avokado,
– 40 g arra,
– kripë Përgatitja: Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën. Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në tretje qumështi. Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës. /Telegrafi/

The post Sallatë nga avokadoja dhe djathi e cila do t’ju mbajë të ngopur gjithë ditën appeared first on Telegrafi.

Komentet

Të Ngjajshme

dua