Qysh me nxeh picën pa përdorur mikrovalën? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me nxeh picën pa përdorur mikrovalën?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 02 July 2020 | 10:08
Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji. Kur nuk keni vullnet të gatuani darkën, disi më e lehtë është të porosisni picë, sidomos nëse kemi mysafirë apo mbeteni zgjuar shumë më gjatë seç e keni planifikuar.
 
Dhe kjo është zgjidhje e shkëlqyer, e shpejtë, mirëpo shpesh ndodh që të na mbeten disa copëza. Kur pas një kohe ftohet, nuk e ka më atë shijen që pëlqehet. Për të mos e hedhur ushqimin, kemi kërkuar a ekziston një mënyrë që ta nxehim picën, por që të jetë njësoj e shijshme dhe e freskët dhe me atë rast të jetë e sigurt për ta ngrënë.
 
Kemi mësuar shumëçka interesante:
 
– Mos e nxehni picën në mikrovalë, sepse do të bëni një racion i qullët me shije të shkatërruar;
– Mos e nxehni as në furrë, sepse vetëm do ta thani;
– Zgjidhja më e mirë është pllaka e shporetit. Mbështillni copat e picës në folie alumini, aktivizoni pllakën në temperaturë minimale dhe nxehni nga të dyja anët disa minuta.
Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji, në mënyrë që të zbuten. Ju bëftë mirë!
dua