Qysh Me - Kërko - Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi 
Kyçu

Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

Qysh Me Qysh Me | Receta | 11 August 2019 | 22:15
Këta toptha me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre Përbërësit: – 150 g çokollatë të bardhë të grirë;
– Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);
– 50 ml ajkë të ëmbël;
– 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;
– 50 g kokos. Përgatitja: 1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute. 2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht. 3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore. 4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi. Kënaquni – transmeton Qysh Me The post Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi appeared first on Qysh Me

Komentet

Të Ngjajshme

dua