Qysh Me nga dua.com - Tortilla të shijshme 

Tortilla të shijshme

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:11
Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni një tortilë të mirë që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra Nevojiten: – 3 lugë vaj;
– 100 g qepë;
– speca të freskët të gjelbër;
– niseshte;
– 400 g mish të bluar viçi;
– 150 g spec të freskët të kuq;
– djathë edamer;
– speca të vegjël djegës;
– kube mishi viçi për supë;
– 240 g fasule të kuqe në konservë;
– 300 g salcë domatesh;
– kripë;
– piper të bluar;
– 8 tortilla të gatshme. Përgatitja: Në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet. Shtoni mishin për supë dhe vazhdoni ta fërgoni. Në fund shtoni fasulen e kulluar dhe misrin, pastaj disa lugë domate të pasuar dhe të gjithave qitni pak kripë dhe piper. Në çdo tortilë qitni 2 lugë të kësaj shtese, qitni djathin e grirë në rende dhe lakojeni apo mbështilleni tortilën. Radhisni në enë për pjekje të lyer me vaj, qitni sipër domaten dhe qitni djathin e mbetur. Piqni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta. Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës. Kënaquni, – transmeton Telegrafi.

The post Tortilla të shijshme appeared first on Telegrafi.

dua