Qysh Me - Kërko - Troftë me arra: Racion i shkëlqyeshëm dhe i ushqyeshëm për gjithë familjen 
Kyçu

Troftë me arra: Racion i shkëlqyeshëm dhe i ushqyeshëm për gjithë familjen

Qysh Me Qysh Me | Receta | 24 August 2019 | 03:45
Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme Përbërësit: – 1 kg troftë;
– 150 g arra;
– 1 qepë;
– 1 lugë spec i kuq i bluar;
– vaj;
– kripë,
– piper i zi i bluar. Përgatitja: Qepën grijeni imët dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë. Arrat shtypni në havan apo grini imët. Kur qepa të zbutet në tigan shtoni arrat, pastaj specin e bluar dhe përzieni. Pasi që qepa fërgohet, hiqeni tiganin nga furra. Enën rezistuese ndaj zjarrit spërkateni me vaj, troftën mbusheni me fill nga tigani dhe radhisni peshkun në enën rezistuese ndaj zjarrit. Fillin e mbetur qiteni mbi troftë dhe spërkateni me vaj. Piqni 60 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Shërbejeni të nxehtë me sallatë të gjelbër dhe domate. Kënaquni! – transmeton Qysh Me. The post Troftë me arra: Racion i shkëlqyeshëm dhe i ushqyeshëm për gjithë familjen appeared first on Qysh Me.

Komentet

Të Ngjajshme

dua