Qysh Me - Kërko - Troftë me arra 
Kyçu

Troftë me arra

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 August 2019 | 10:43
Një vakt i shëndetshëm për të gjithë familjen. Qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë. Arrat grijini imët ose shtypini. Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë. Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri. Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë. Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse u tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut. Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë. Piqeni për 1 orë, ndërsa pas pjekjes shërbejeni me sallatë të gjelbër e domate. 1 kg peshk troftë 150 gr arra 1 qepë 1 lugë piper i kuq i bluar vaj kripë dhe piper i zi The post Troftë me arra appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Komentet

Të Ngjajshme

dua