Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgatitë krelanë misri me hithra 

Qysh me përgatitë krelanë misri me hithra

Qysh Me Qysh Me | Recetat e Cekes | 25 March 2020 | 13:00
01 nga 01PËRBËRËSIT

1 gotë miell gruri,
2 gota miell misri,
1 gotë vaj,
1/2 litër qumësht,
200 gr djathë, 

4 vezë, kripë, 
1 pluhur paste, hithra të reja.

P
ËRGATITJA

Hithrat pastrohen, përvëlohen dhe priten imët. Vezët tunden, shtohen vaji dhe qumështi. Hidhet mielli i përzier me pluhur paste. Kësaj mase i shtohen hithrat, djathi i troshitur, përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë.

Piqet në furrë të nxehtë për afro ½ ore. Brumi duhet të jetë sadopak i hollë, sepse mielli i misrit e thith lagështirën. Në vend të hithrave, mund të përdoret spinaqi. Në këtë rast nuk duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë, të kriposet dhe t’i shtohet masës. Ju bëftë mirë!

dua