Sallatë e Gjelbër - Qysh Me nga dua.com 

Sallatë e Gjelbër

Qysh Me Qysh Me | Sallata | 23 September 2012 | 20:55
sallate e gjelber - receta gatimi Perberesit per 500g sallate:
  • 3-4 lugë gjelle vaj,
  • uthull 2 lugë gjelle,
  • kopër 4-5 fije,
  • qepë 2-3 copë
  • kripë
Gatimi: Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë, përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.
dua