Sallatë me Oriz - Qysh Me nga dua.com 

Sallatë me Oriz

Qysh Me Qysh Me | Sallata | 23 September 2012 | 22:38
Sallatë me Oriz Perberesit:
  •  200 gr oriz
  •  200 gr sallam
  •  200 gr kastravecë turshi
  •  3 vezë të ziera
  •  200 gr majonezë
  •  200 ml shtalpë
  •  kripë dhe piper i zi.
Gatimi: Në një enë të madhe e të thellë e vëmë orizin e zier. Kastravecët i presim në kube të vogla dhe i shtojmë në enë. Në kube e presim edhe sallamin dhe e shtojmë në enë. Pastaj, në enë i grijmë dy vezët dhe shtojmë majonezë. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në enë e shtojmë edhe shtalpën. Përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene. Sallatën, në formë të tre topave, e vëmë në pjatën për servirje. Vezën e zier e presim në rrathë. Mbi çdo top sallate vëmë nga një fetë veze. Zbukurojmë me fletë majdanozi dhe sheri domate.
dua