Sallatë me Rrepa - Qysh Me nga dua.com 

Sallatë me Rrepa

Qysh Me Qysh Me | Sallata | 29 August 2012 | 16:04
Përbërësit per 500 gr rrepa duhen:
  •  vaj 3-4 lugë,
  •  uthull 2 lugë
  •  pak majdanoz
  •  kripë
  •  sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.
Gatimi: Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë. Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
dua