Sallatë Ruse me Fileta Peshku - Qysh Me nga dua.com 

Sallatë Ruse me Fileta Peshku

Qysh Me Qysh Me | Sallata | 25 September 2012 | 23:11
Perberesit:
  •  Patate, 4-5 kokrra mesatare
  •  5-6 karota
  •  një kavanoz tranguj turshi
  •  2 filxhan kafeje fasule
  •  një filxhan kafeje me ullinj
  •  1 limon
  •  tre vezë
  •  1-2 gogozhare (speca të kuq)
  •  2 filxhanë bizele
  •  fileta peshku, gjysmë kilogrami
  •  majdanoz dhe piper i zi.
Sallatë Ruse me Fileta Peshku Gatimi: Ziejmë fasulet, karotat, patatet dhe bizelet veç e veç. Karotat dhe patatet i presim në kubikë. Vezëve të ziera u marrim vetëm të bardhën të cilën e presim në kubikë, ullinjtë i pastrojmë nga farat dhe i presim. Gjithashtu presim dhe trangujt dhe gogozharet. Filetat e peshkut i presim në kubikë dhe i skuqim me gjalpë. Marrim fasulet, bizelet, vezët, patatet, karotat dhe ullinjtë i përziejmë me gogozharet dhe trangujt e pastaj me peshkun. Shtojmë kripën, majdanoz të grirë dhe një limon të shtrydhur. Shtojmë majonezën dhe përziejmë masën. E vendosim në pjatancë dhe sipër e mbulojmë me majonezë tjetër duke e zbukuruar me ullinj, limon dhe gogozhare. Në të dy ekstremet e pjatës vendosim në njërën kokën dhe në tjetrën bishtin e peshkut. Kështu pjatanca të jep idenë e një peshku. Përgatitja e majonezës: Një filxhan çaji me vaj ulliri, 2 vezë, pak kripë, 1 limon dhe pak sheqer. Përgatitet me mikser. Vendosim vezët, lëngun e limonit, pak kripë sheqerin dhe pak vaj. Përzihet duke i hedhur pak vaj dhe limon sa të mpikset.
dua