Sallate Greke me Patate

nga Argjenda Selmani

Përbërsit: (për 4 deri në 6 porcione) Për salcën e sallatës:

  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle rigon të freskët, ose edhe të tharë
  • ½ luge çaji kripë
  • ½ luge çaji piper i zi
  • ¼ gotë vaj i pastër ulliri

Për Sallatën:

  • 1 kg patate, të prera në copëza rreth 1 centimetërshe
  • Kripë
  • ½ gote ullinj të zi (pa fara)
  • 1  ½ gotë domate të prera
  • 50 gram djath të bardhë

Gatimi:

Për përgatitjen e salcës: përzieni në një enë të vogël lëngun e limonit, rigonin, kripën dhe piperin. Pastaj shtoni ngadalë vajin e ullirit duke e përzier vazhdimisht. Për përgatitjen e sallatës: vendosni patatet në një tigan të mbushur me ujë të kriposur. Vloni ujin në tempreraturë të lartë dhe zieni derisa patatet të zbutën. Kulloni dhe shpërlani me ujë të ftohtë. Transferoni patatet në një enë servimi. Shtoni ullinjtë, domatet dhe djathin e bardhë, si dhe salcën. Përzieni butësisht dhe servoni.