Sallatë me Rrepa

nga Argjenda Selmani

Përbërësit per 500 gr rrepa duhen:

  •  vaj 3-4 lugë,
  •  uthull 2 lugë
  •  pak majdanoz
  •  kripë
  •  sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Gatimi:

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.

Shënim:

Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.