Sallatë me salcë kosi

nga Argjenda Selmani

Reçeta e Cekës- Sallatë me salcë kosi

Kosi i kulluar ose ajka përzihet me tranguj dhe speca të grirë hollë, me hudhër të shtypur dhe majdanoz të grirë. Shtohen vaj, kripë, përzihet dhe servohet. Në vend të trangujve, mund të përdoren speca të gjelbër turshi. Në mungesë të kosit, mund të përdoret djathi i njomë ose gjiza, të cilat shtypen dhe bëhen në formë pureje. 

PËRBËRËSIT:

  • 1/2 kg kos të kulluar ose ajkë,
  • 4 tranguj turshi,
  • 3 thelpinj hudhre,
  • 2 lugë vaj,
  • 1 spec djegës,
  • kripë.