Sallate Ruse

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • Patate, 4-5 kokrra mesatare
  • 5-6 karota një kavanoz tranguj turshi
  • 2 filxhan kafeje fasule
  • një filxhan kafeje me ullinj
  • 1 limon
  • tre vezë
  • 1-2 gogozhare (speca të kuq)
  • 2 filxhanë bizele
  • fileta peshku,
  • gjysmë kilogrami
  • majdanoz dhe piper i zi.

Përgatitja:

Ziejmë fasulet, karotat, patatet dhe bizelet veç e veç. Karotat dhe patatet i presim në kubikë. Vezëve të ziera u marrim vetëm të bardhën të cilën e presim në kubikë, ullinjtë i pastrojmë nga farat dhe i presim. Gjithashtu presim dhe trangujt dhe gogozharet. Filetat e peshkut i presim në kubikë dhe i skuqim me gjalpë.

Marrim fasulet, bizelet, vezët, patatet, karotat dhe ullinjtë i përziejmë me gogozharet dhe trangujt e pastaj me peshkun. Shtojmë kripën, majdanoz të grirë dhe një limon të shtrydhur. Shtojmë majonezën dhe përziejmë masën. E vendosim në pjatancë dhe sipër e mbulojmë me majonezë tjetër duke e zbukuruar me ullinj, limon dhe gogozhare.

Në të dy ekstremet e pjatës vendosim në njërën kokën dhe në tjetrën bishtin e peshkut. Kështu pjatanca të jep idenë e një peshku. Përgatitja e majonezës: Një filxhan çaji me vaj ulliri, 2 vezë, pak kripë, 1 limondhe pak sheqer. Përgatitet me mikser. Vendosim vezët, lëngun e limonit, pak kripë sheqerin dhe pak vaj. Përzihet duke i hedhur pak vaj dhe limon sa të mpikset.