Fëmijët që e përdorin teknologjinë janë më të rrezikuar nga depresioni - Qysh Me nga dua.com 

Fëmijët që e përdorin teknologjinë janë më të rrezikuar nga depresioni

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 16 July 2019 | 11:09
Studimi i fundit thotë se sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë përpara ekraneve, aq më shumë do të jenë të rrezikuar nga depresioni, shkruan Dailymail. Sipas disa hulumtuesve të Universitetin Montreal, ky studim ka gjetur se të rinjtë dhe fëmijët, që përdorin shumë mediat sociale dhe shikojnë shumë televizion mund të vuajnë nga depresioni dhe ankthi. Sipas këtij studimi, të rinjtë kalojnë së paku nëntë orë brenda ditës përpara ekraneve, dhe krahas kësaj vlere rritet edhe rreziku për depresion. Përafërsisht 20% e njerëzve kanë përjetuar depresion së paku një herë në jetë, dhe kjo përqindje me kohë është duke u rritur. Personat që kanë tendencë të kalojnë në depresion janë zakonisht në periudhën e adoleshencës. Identifikimi i faktorëve që e rrisin këtë rrezik duhet të bëhet sa më herët, në mënyrë që të parandalohen probleme të tilla si depresioni dhe ankthi, që fatkeqësisht në disa raste mund të përfundojnë me fatalitet./Gazeta Express The post Fëmijët që e përdorin teknologjinë janë më të rrezikuar nga depresioni appeared first on Kuzhina Shqiptare.
dua