Pyetja që po bëjnë të gjithë: A mund të infektoheni për së dyti nga COVID-19? - Qysh Me nga dua.com 

Pyetja që po bëjnë të gjithë: A mund të infektoheni për së dyti nga COVID-19?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 01 May 2020 | 13:19

Si me të gjitha gjërat që lidhen me pandeminë, përgjigja e kësaj pyetjeje është e ndërlikuar. OBSH zhytet thellë në këtë çështje. Këtu janë disa pika që janë ende nën diskutim për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme:

 

Njerëzit krijojnë antitrupa ndaj SARS-CoV-2. Shumica e njerëzve që janë infektuar me SARS-CoV-2 krijojnë antitrupa ndaj tij.

 

Është e panjohur nëse prania e antitrupave garanton një person të mbrohet nga riinfeksioni. Në shumicën e rasteve, antitrupat duket se janë efektivë në vrasjen e virusit. Ka pasur raporte për rikthime të mundshme, por nuk dihet nëse ato janë reale apo nëse janë riaktivizime të infeksioneve të fjetura.

 

Nuk dihet se sa do të zgjasë imuniteti, por mund të varet nga ashpërsia e infeksionit. Bazuar në provat e koronavirusëve të tjerë, të tilla si MERS, SARS, dhe ftohja e zakonshme, ekspertët parashikojnë se imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë "disa vite për tu përcaktuar".

 

Me pak fjalë, fusha po evoluon kaq shpejt saqë është pothuajse e pamundur të vësh gishtin mbi diçka konkrete. Shumë shpejt shpresojmë se do të marrim një përgjigje konkrete.

dua