Qysh me ditë çka përmbanë një vezë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë çka përmbanë një vezë?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 25 June 2020 | 14:27

Shpesh na rekomandohet të hamë vezë. Sidomos për mëngjes. Thuhet se ato i plotësojnë shumë nevoja që trupi ynë i ka. Mirëpo çka përmbanë një vezë?
 

Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë. Sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës

 

– Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë

– Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë

– Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë

– Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë

 

Cila pjesë e vezës përmban më së shumti proteinë?

 

Ka shumë debate rreth asaj se a është më mirë ta hani vezën të tërën, apo ta hani vetëm të bardhët oes të verdhët. Ndonëse të verdhët e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më së shumti proteinë.

dua