Qysh Me nga dua.com - Qysh me ditë rëndësinë e hemoglobinës? 

Qysh me ditë rëndësinë e hemoglobinës?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 02 March 2017 | 22:25
Çfarë është e rëndësishme për një nivel të mirë të hemoglobinës? Para së gjithash hekuri, dhe nënkuptohet që fëmija të jetë i shëndetshëm dhe palca kockore të jetë me vlerë të mirë dhe të funksionojë si duhet. Pa hekur thjeshtë nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, ndërsa hekuri e nxit ushqimin. Gjashtë muajt e parë në jetën e një fëmije, hekuri vjen përmes mëlçisë së foshnjes, që është ruajtur qysh nga shtatzënia. Prandaj, është e rëndësishme që nënat e ardhshme të kujdesen për ushqimin në mënyrë që hemoglobina e saj të jetë në rregull. Pra, në gjashtë muajt e parë nuk ka nevojë që fëmijëve të shëndetshëm tu jepni sasinë e hekurit. Çfarë mund të pengojë krijimin e hemoglobinës? Në mungesë të hekurit, nuk ka mjaftueshëm edhe hemoglobinë, që nënkupton se foshnja gjashtë muajshe duhet të konsumojë hekur në mënyrë natyrale, ndërsa më vonë konsumi i mishit me cilësi të lartë dhe e verdha e vezës janë të pasura me shumë hekur. Në vitin e parë të foshnjes nuk rekomandohet qumështi i lopës sepse ndërhyn në absorbimin normal të hekurit nga zorrët pasi përmban kripëra. Çfarë duhet të bëni kur niveli i hemoglobinës bie? Anemia është rezultat i sasisë së pamjaftueshme të hekurit. Trajtimi është mëse i nevojshëm kur vlerat e hemoglobinës janë në kufirin e psohtëm të moshës ose kur kemi çrregullim në parametrat e pasqyrës së gjakut. Pa kontroll adekuat të mjekut dhe pa diagnozë për terapi, nuk mund të përcaktohet vetëm në bazë të pasqyrës së gjakut. Në fund, një dietë e balancuar dhe e shëndetshme siguron vlerat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Prandaj vlen principi se ushqyerja e mirë parandalon mungesën e hekurit në trupin e fëmijës, por gjithashtu mund të parandalojë edhe paraqitjen e anemisë.  
dua