Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 11 May 2017 | 18:43
Besimi i vjetër se trupit të gruas i mjafton vetëm gjashtë javë nga lindja të kthehet në gjendje normale është fantazi, zbulon hulumtimi i fundit Shtatzënia është, në kuptimin fizik, ndryshimi i madh për trupin e nënës. Organet e saj lëvizin, krijohen rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, si dhe përjeton ndryshime të mëdha hormonale. Grave me shekuj ju është thënë se trupi i gruas kthehet në gjendje normale gjashtë javë pas lindjes, gjegjësisht aq sa zgjatë lehonia. Por hulumtimi i ri britanik ka zbuluar se gjashtë javë për shërim janë fantazi dhe se trupit të gruas i duhet një vit të shërohet pas lindjes. Për këtë nuk bëhet fjalë vetëm për shërim fizik, por edhe mental. Shumë nëna me presionin e madh që sa më shpejtë të kthehen në formë, bëjnë sikur para shtatzënisë apo që sa më shpejtë të fillojnë me punë. Kryesuesja e hulumtimeve dr. Julie Wray nga univerziteti Salford konsideron që gratë duhet të qëndrojnë në maternitet më gjatë që të pushojnë pak, shkruan Parent Herald.
dua