Qysh me ditë sa kohë mbijeton koronavirusi në sipërfaqe? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë sa kohë mbijeton koronavirusi në sipërfaqe?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 22 April 2020 | 12:31

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk është e sigurt se sa kohë virusi që shkakton COVID-19 mbijeton në sipërfaqe. Mirëpo, duket se sillet si koronaviruset e tjerë. 

 

Studimet sugjerojnë që koronaviruset (përfshirë informacionin paraprak mbi virusin COVID-19) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në sipërfaqe për disa orë ose deri në disa ditë. Kjo mund të ndryshojë në kushte të ndryshme (p.sh. lloji i sipërfaqes, temperatura ose lagështia e mjedisit).

 

Nëse mendoni se një sipërfaqe mund të infektohet, pastrojeni atë me dezinfektues të thjeshtë për të vrarë virusin dhe për të mbrojtur veten dhe të tjerët. 

 

Pastroni duart tuaja me një fërkim dore të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë. Shmangni prekjen e syve, gojës ose hundës.

dua