Qysh me ditë sa na ndihmojnë vitaminat kundër koronavirusit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë sa na ndihmojnë vitaminat kundër koronavirusit?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 14 April 2020 | 09:17

Dihet se marrja e vitaminave dhe mineraleve thelbësore nga shtojcat dhe ushqimet  mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar. E dihet se për luftimin e koronavirusit na duhet një sistem i fortë imuniatar.

 

Mirëpo fatkeqësisht vetëm se vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes së zakonshme dhe simptomave të gripit por  kjo nuk do të thotë se ato janë masat m të sigurta për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19. Shumica e studimeve mjekësore  sygjerojnë së pari kujdesin ndaj pastërtisë. Duke nisur nga pastrimi i rregullt i duarve dhe higjena pesonale në përgjitësi.

 

Mirëpo, cilat janë vitaminat më të mira për forcimin e imuniteti?
 

Për forcimin e imiunitetit rekomandohen veçanërisht vitaminat A, C, D, E, B2, B6, dhe B12, acid folik, hekur, selen dhe zink. Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit rekomandon dozat e mëposhtme ditore të mikronutrientëve të mësipërm për të rriturit:
 

Vitamin A: jo më shumë 3,000 mcg

Vitamin C: 75(mg) për gratë; 90 mg për burrat

Vitamin D: 600 IU

Vitamin E: 15 mg

Vitamin B2: 1.1 mg për gratë 1.3 mg për burat

Vitamin B6: 1.3 mg

Vitamin B12: 2.4 mcg

Acid folid: 400 mcg

Hekur: 18 mg për gratë; 8 mg për burrat

Selenium: 55 mcg

Zink: 8 mg për gra 11 mg për burrat

 

dua