Qysh me ditë sa vitaminë C duhet të marrim gjatë ditës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë sa vitaminë C duhet të marrim gjatë ditës?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 23 March 2020 | 16:17

Vitamina C, e njohur si vitamina e jetës, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Prandaj rekomandohet që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine.

 

Mjekët thonë se doza ditore e vitaminës C duhet të jetë 65-90 mg në ditë dhe kufiri maksimal është 2g në ditë. Dozën ditore të Vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj. 

 

Mirëpo a e dini cilat pemë dhe perime kanë më së shumti vitaminë C?

 

Më poshtë ne po ju sjellim një listë me to:

 
  • Portokalli
  • Limoni
  • Rukolla
  • Kivi
  • Brokoli
  • Majdanozi
  • Speci i kuq
  • Speci i gjelbër
  • Lakra
 

Vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti.Vitamina C të ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar në rritjen dhe riparimin e indeve. Në fakt, vitamina C është po aq e rëndësishme se vitamina A kundër plakjes dhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës.

 
dua