Qysh me ditë shkakun e rritjes së nivelit të kolesterolit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë shkakun e rritjes së nivelit të kolesterolit?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 25 May 2020 | 13:41

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 20 gjene të reja që ndërlidhen me nivelin e kolesterolit në gjak. Ky zbulim në masë të madhe do ta lehtësojë zhvillimin e ilaçeve dhe terapive për sëmundjet e zemrës.

Në hulumtimin më të madh të kryer ndonjëherë për sa i përket kolesterolit, shkencëtarët ia dolën të zbulojnë se ekzistojnë 21 variacione gjenetike, që janë përgjegjëse për ndryshimet në kolesterolin e mirë dhe atë të dëmshëm.

Një nga befasitë më të mëdha është fakti se disa variacione të gjeneve më së shpeshti gjenden te meshkujt, e disa të tjera te femrat. Gjatë hulumtimit janë analizuar mutacionet gjenetike të më shumë se 90.000 personave.

Konsumimi i tepërt i ushqimit me yndyrë, mungesa e rekreacionit dhe ushtrimeve fizike, e po ashtu edhe konsumimi i duhanit, janë faktorët kyç të rrezikshëm për shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga kolesteroli. Kolesteroli është lloj i yndyrës të cilin e prodhon mëlçia, që është i një rëndësie jetike për prodhimin e hormoneve, absorbimin e vitaminave D dhe tretjen e ushqimit. 

dua