Qysh me e dit sa zgjat nga infeksioni në rekuperin nga COVID-19? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me e dit sa zgjat nga infeksioni në rekuperin nga COVID-19?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 14 April 2020 | 15:39

E gjitha fillon kur një person infektohet nga COVID-19. Virusi, duke hyrë më shpesh përmes gojës, hundës ose syve, futet në sistemin e frymëmarrjes dhe inkubohet para se të shpërthejnë simptomat.

 

Covid-19 dihet se merr diku nga dy deri në 14 ditë para se të shfaq simptoma. Me një mesatare nga katër deri në pesë ditë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Sh.B.A.

 

Ka raste që janë përjashtim deri në 19 ditë. Gjatë inkubacionit, një person mund të jetë infektiv.

Ende nuk dihet se kur fillon periudha e infektivitetit tek te tjerët. 

 

Një person mund të fillojë me simptoma të buta ose të moderuara. "Atëherë në ditët 5 deri 9 mund të shpërthejnë me të vërtetë tek njerëzit që janë të destinuar të zhvillojnë sëmundje të rëndë."

 

Ndërsa nuk ka ndonjë rast tipik, ekzistojnë një varg skenarësh, të ilustruara në grafikun e mëposhtëm.

 

Image
 
  • Me pak fjalë, virusi mund të inkubohet për vetëm dy ditë. Një person mund të ketë një rast të butë të Covid-19 që zgjat vetëm dy javë, për një kohëzgjatje totale prej 14 ditësh nga infeksioni.
  • Në rastet më të rënda, një person mund të vuajë diku nga tre javë (portokalli i lehtë në grafik) deri në gjashtë javë.
  • Në mesin e atyre që vdesin, rezultati përfundimtar mund të vijë shpejt dy javë pas fillimit të simptomave, ose deri në tetë javë më vonë. Shtoni një periudhë të mundshme për 14 ditë inkubacion, dhe skenari më i gjatë i mundshëm, pra, është 10 javë totale nga koha e infektimit deri në vdekjen e një personi.
 

Si përparojnë simptomat?

 

Për pacientët Covid-19 që kanë simptoma, efektet mund të ndryshojnë shumë. Simptomat më të zakonshme në mesin e atyre që janë diagnostikuar janë ethet, e ndjekur nga kolla, më pas lodhja, dhe në raste më të rënda, gulçimi dhe simptomat e tjera.

Por, disa njerëz nuk shfaqin kurrë më shumë se simptoma të buta të një të ftohuri ose të ngjashme me gripin. 

Disa njerëz humbasin ndjenjën e nuhatjes nga Covid-19 ndërsa nuk kalojnë simptoma të tjera, raportojnë mjekët. Rreth 80% e rasteve të diagnostikuara përfshijnë vetëm simptoma të buta deri të moderuara.

 

Shkencëtarët nuk i dinë të gjithë faktorët e përfshirë në raste të rënda, por ata e dinë se kushtet themelore shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe çështjet e frymëmarrjes, rrisin rrezikun e një rasti të rëndë.

dua