Qysh Me nga dua.com - Qysh me forcu imunitetin? 

Qysh me forcu imunitetin?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 24 March 2020 | 12:52

Një imunitet i fortë na garanton një trup të shëndetshëm. Na mbron nga sëmundjet e viruset që mund të na sulmojnë. Mirëpo qysh me forcu imunitetin? Ja cilat vitamina duhet t’i merrni më shumë dhe cilat ushqime duhet t’i konsumoni më shpesh:

 

Vitamina C

Mungesa e vitaminës C mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe ta bëjë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për shëndetin, sepse trupi ynë nuk e prodhon atë. Lajm i mirë është se vitamina C gjendet në shumicën e ushqimeve, pa pasur nevojë ta përdorim përmes hapave. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhja, spinaqi, brokoli, lakra jeshile etj.

Vitamina D

 

Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk, vezë dhe perime të gjelbra. Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë vitaminë të çmuar.

 

Vitamina B6

Vitamina B6 shërben si një mbështetje për reaksionet biokimike të sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me këtë lloj vitamine përfshijnë ushqimet e mëposhtme: mish i pulës, salmon, tuna, mëlçi, maja, banane, spinaq, rrush, soja, vezë, qumësht, patate.

Vitamina E

Kjo vitaminë është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë bademi, arra, farat e lulediellit, spinaqi, avokado, majdanoz, ullinj.

 

Kërpudhat

 

Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.

 

Karotat

 

 Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

 

 Hudhra

 

Është një nga ato ushqime që ka aftësinë ë forcojnë sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.

 
dua