Qysh me i ditë cilat janë ushqimet më të pasura me biotin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë cilat janë ushqimet më të pasura me biotin?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 07 April 2017 | 20:44
Ushqimet më të pasura me biotin janë: Ushqimet e detit Ushqimet e ndryshme të detit si tuna, salmoni dhe sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i biotinës. Mishi Mish i kuq, salmoni, shojzat, mëlçia, gjeldeti, dhe mishi i lopës përmbajnë biotin dhe mund të ndihmojnë për shmangien e pamjaftueshmërisë së tij. Vezët E verdha e vezës, gjendet lehtësisht nëpër të gjitha shtëpitë dhe pëlqehet nga shumica. Ndihmon poashtu në mirëmbajtjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve.   Produktet e qumështit Produktet si qumështi, gjiza, djathërat e ndryshëm janë burim i biotinit. Qumështi i lopës si dhe i dhisë përmban biotin. Soja Soja përmban sasi të konsiderueshme të biotinit, kurse qumështi i saj nuk përmban këtë përbërës. Perimet Perimet si sallata zvicerane (sëiss chard), sallata e gjelbër, trangujt, lakra, spinaqi, gjenden lehtësisht në treg dhe përmbajnë biotin. Pemët Pemët që përmbajnë biotin janë bananet, avokado, luleshtrydhet, mjedrat, etj. Avokado është më e pasura dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.   Arrat Kikirikët, bajamet, lajthitë, arrat përmbajnë biotin. Këto gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të omega-3 acide të yndyrshme të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të lëkurës, thonjve dhe flokëve. Manaferrat Manaferrat, dredhëzat, boronica, lëngu i kokosit përmbajnë biotin dhe rrisin nivelin e energjisë. Këto përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C dhe janë antioksidantë të fuqishëm. Pijet Pijet si çaji i zi, kafja, birra, vera kanë një sasi të vogël të biotinit. Ndonëse mund të përmbushin nevojat ditore, duhet të merren në sasi të vogla për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Farat e lulediellit Farat e lulediellit janë një ndër burimet më të pasura të biotinës. Ato poashtu përmbajnë hekur, kalium, kalcium, magnez, vitaminë E, dhe vitaminë B.
dua