Qysh me i ditë dëmet nga varësia nga interneti? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë dëmet nga varësia nga interneti?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 07 March 2017 | 22:17
Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët. Varësia nga Interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga drogat, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Ëuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri. Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e Internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail. Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga drogat. E  karakterizon përdorimi i pakontrolluar i Internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë. Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai. Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve. Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.
dua